E paparë/ Luajti kundër Tiranës me Crvenën, lojtari nën hetim se deklaroi që ka lindur më 1990, por e ëma i ka vdekur më 1986

Jun 1, 2021 | 23:51
SHPËRNDAJE

Ka ndodhur diçka e pazakontë për futbollistin kongolez të Crvena Zvezdës, Kaku Kanga. Mesfushori pretendon se është 30 vjeç tani, por ka të dhëna që konfirmojnë se e ëma e tij ka ndërruar jetë 4 vite më parë, pra në vitin 1986. Mesfushori ka lindur në Kongo, por ka edhe pasaportën e Gabonit.

kanga

Futbollisti Kanga në sfidën ndaj Tiranës në ndeshjen e turit të dytë të Champions-it

Federatës së Kongos i është kërkuar që të qartësojë datën e tij të lindjes dhe menjëherë është hapur një hetim për të. Kaku Kanga pretendon se ka lindur më 1 shtator 1990 ndërsa e ëma e tij ka ndërruar jetë katër vite më parë.

Sipas asaj që raporton portali brazilian “Lance.com”, thuhet se lojtari kongolez ka patur emrin Kiaku Kiaku Kiangana dhe në vitin 2007 e ka ndërruar duke përdorur emrin Kaku Kanga kur vishte fanellën e skuadrës së Mangasport në Gabon, ku u pajis me pasaportë dhe mosha e tij u ul me pesë vite.

Tani Kanga rrezikon një penalizim të madh, ku në Gabon rrezikon të mos luajë as në Kupën e Afrikës. Kujtojmë se ai luajti titullar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me Crvena Zvezdën vitin e kaluar kundër Tiranës, e vlefshme për turin e dytë kualifikues, të cilën e fituan serbët me rezultatin 1-0.

kanga 1

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura