E pamundur?! Njihuni me 28-vjeçaren shqiptare, nënë e 7 fëmijëve dhe me 2 fakultete

Apr 4, 2019 | 11:01
SHPËRNDAJE

E ftuar sot në “Ftesë në 5”, ishte Ajlin Alfredaj, juristja 28-vjeçare që ka mbaruar dy fakultete gjatë kohës kur rriste 7 fëmijët e saj.

Ajlin tregoi se ka lindur tre herë binjakë dhe fëmija i shtatë lindi vetëm dhe vajzë.

-640-0-5ca4efa482326

28-vjeçarja tha se është martuar në moshën 17-vjeçare dhe i lindi binjakët e parë kur ishte 20 vjeç. Ajo ka mbaruar fakultetin juridik dhe part-time ka mbaruar edhe për mësuesi.

Ajlin përcillte shumë pozitivitet teksa rrëfente historinë e saj, gjë që ja vuri në dukje edhe moderatorja Bieta Sulo.

 

28-vjeçarja shprehej shumë e lumtur që është nënë e 7 fëmijëve dhe tha se ndihet e përmbushur në jetë e ata janë pasuria e saj më e madhe.

-640-0-5ca4efa65d216 -640-0-5ca4f03c44621

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura