“E pamundur”/ Ministria lajmëroi rihapjen e transportit publik, por ja çfarë thotë shoqata

Jun 23, 2020 | 11:58
SHPËRNDAJE

Edhe pse ministria e Shëndetësisë lajmëroi rihapjen e transportit publik, por me rregulla strikte, por pa një datë të përcaktuar, shoqatat e transportit ndërqytetas dhe rrethqytetas thotë se është e pamundur të nisë puna.

Në një prononcim për mediat, përfaqësues të kësaj shoqate thanë se nuk është i mundur zbatimi i protokollit të vendosur për ruajtjen e distancës dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit.

Në një postim në rrjetet sociale, kjo shoqatë teksa ka publikuar protokollin e sigurisë shkruan: “Ministria e Shëndetësisë heq kufizimet për hapjen e transportit por mbetet në fuqi protokolli i sigurisë ❗”.

104840822_508342253223495_1862695199660436743_o

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura