E paditi në SPAK/ Balla i përgjigjet Bardhit: Kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, do kallëzosh në Prokurori gjithë PD e Elbasanit

Feb 26, 2021 | 20:14
SHPËRNDAJE

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Biznesit të Vogël në Elbasan.

balaknweb

Gjatë fjalës së tij, Balla i është përgjigjur edhe Gazment Bardhit lidhur me padinë që ka depozituar në SPAK me pretendimin se shtabi elektoral i PS ka telefonuar qytetarët që marrin ndihmë ekonomike.

“Elbasani ka një traditë shumë të mirë të bashkëjetesës si ndërfetare dhe ndërpolitike. Unë nuk dua që t’i kthehem me të njëjtën gjuhë se mirë do ishte që unë ta padisja për shpifje në lidhje me atë që ka thënë, por unë nuk po i hy sepse nuk kam kohë për tu marë as me Gazin, as me Lulin, as me Saliun, as me Ilir Metën, me Monikën jo e jo. Por, për Gazin një gjë ua them me siguri të plotë, kur të dalë rezultati i zgjedhjeve në Elbasan, Gazi do padisë dhe do kallëzoj në prokurori për tradhëti të lartë dhe për tallje me udhëheqen të gjithë PD-në e Elbasanit. KSHQ. Behu gati PD-ja e elbasanit se do ju kallëzojë Gazi për tradhëti dhe që talleni me udhëheqen”, tha Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura