E pabesueshme, por e vërtetë. Falimenton Zlatan Ibrahimoviç!

Aug 22, 2018 | 10:07
SHPËRNDAJE

E pabesueshme, por e vërtetë: edhe Ibrahimoviç mund të falimentojë! Jo në fushën e lojës, ku është e vështirë që kolosi suedez të dështojë, pasi është e qartë se Zlatani ka lindur për të qenë futbollist, por ka shumë për të mësuar, për të përmirësuar, në nuhatjen e tij për biznesin.

ibra

Nga vendlindja e tij vjen lajmi se marka e veshjeve sportive “A-Z”, që ish-sulmuesi i Juventusit, Interit, Barcelonës, e Milanit, mes të tjerave, themeloi në vitin 2016 bashkë me firmën norvegjeze “Varner”, nuk ekziston më. Pas dy viteve me humbje të mëdha, “Business Insider” bën të ditur se prodhimtaria është ndërprerë dhe firma ka shpallur falimentimin: çka i ka kushtuar Ibrës plot 20 milionë euro. Detajet e dështimit ekonomik janë zbuluar nga agjencia e shtypit në Suedi “Dagens Industri”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura