E pabesueshme/ Në këtë fshat, burrat dhe gratë flasin gjuhë të ndryshme

Aug 23, 2018 | 9:00
SHPËRNDAJE

Në Ubang, një komunitet bujqësor në jug të Nigerisë, burrat dhe gratë thonë se flasin gjuhë të ndryshme. Ata e shohin këtë ndryshim unik si “një bekim nga Perëndia”, por ndërsa shumë të rinj largohen dhe gjuha angleze bëhet më e popullarizuar, ka shqetësime se nuk do të mbijetojë, raporton BBC-ja.

1

I veshur me një veshje tradicionale me ngjyrë të ndezur dhe me kapele të kuqe, Oliver Ibang i thërret dy fëmijët e tij të vegjël, të etur për të demonstruar gjuhët e ndryshme.

Ai mban një patate të skuqur dhe i kërkon vajzës së tij se si quhet:

Eshtë ‘irui’,” thotë ajo, pa hezituar.

Por, në gjuhën e meshkujve të Ubang, paratja ka tjeter percaktim.

Dhe ka shumë shembuj të tjerë, siç është fjala për veshje, e cila është “nki” për gratë dhe “ariga” për burrat.

Nuk është e qartë saktësisht se sa eshte numri i fjalëve te ndryshme dhe pse ka ndodhur keshtu.

“Është pothuajse si dy leksione të ndryshme”, thotë antropologu Chi Chi Undie, i cili ka studiuar komunitetin.

“Ka shumë fjalë që burrat dhe gratë i kane të përbashkëta, por edhe të tjera që janë krejtësisht të ndryshëm në varësi të seksit. Ata nuk tingëllojnë njësoj, nuk kanë të njëjtat shkronja, janë fjalë krejtësisht të ndryshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura