E pabesueshme në Holandë, dy kombëtaret priten të grumbullojnë mbrojtësin e Fejnordit për të njëjtën ndeshje

May 14, 2022 | 7:09
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi dhe kapiteni i Fejnordit, Markos Senesi, ka marrë nga një ftesë për t’u grumbulluar me dy kombëtare të ndryshme.

senesi

Bëhet fjalë për Italinë dhe Argjentinën, të cilat gjithashtu do të ndeshen me njëra-tjetrën në “Finalissima”.

Senesi është me pasaportë italiane, por i lindur në Argjentinë. Kjo gjë ka bërë që Roberto Mançini dhe Lionel Skaloni t’i dërgojnë një ftesë mbrojtësit të Fejnordit.

Për këdo që mbrojtësi do të zgjedhë, një gjë është e sigurt, debutimi i tij me kombëtaren do të vijë përballë shtetit që refuzoi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura