E pabesueshem/ Kjo është ‘dieta’ me shifra marramëndëse që po mban Kim Jong-un

Jan 14, 2018 | 10:12
SHPËRNDAJE

Kim Jong-Un ka befasur sërish me siç vihet re dhe flitet nuk kujdeset për kaloritë dhe e lejon veten të shkojë të bëjë aq shumë pazar për të siguruar ushqimet e shijshme perëndimore.

Ushqimet e tij të preferuara të jenë çokollata belge dhe vodka për të cilën Marshallit i duhet të paguajë mbi 150 mijë dollarë në një vit, por edhe sasi të mëdha shampanje dhe djathi. Aq shumë i pëlqente djathi emental, saqë thonë se ishte i pangopur, ku diktatori do të prekte shifrën e çmendur prej 70 mijë euro në një vit për të.

Kim-Jong-Un-food

Ndërsa koreano-veriorët mezi arrijnë fundin e muajit, nga varfëria ekstreme dhe uria, Marshalli harxhon miliona për ushqimin e tij të importuar nga vende të ndryshme. Ashtu si alkooli, për të cilin, sipas “Mail Online” në vitin 2016 diktatori do të kishte shpenzuar një milion dollarë.

“Sun” thotë se katër vjet më parë, për të vazhduar me importet, ai urdhëroi një ekip të përpunuesve koreanë të Koresë së Veriut për të qenë pjesë e një kursi intensiv në Francë për të mësuar sekretet e prodhimit të djathit të tij të dashur dhe pastaj ta aplikonte në atdheun e tij. Shumë keq që delegacioni i tij u refuzua nga shkolla franceze, duke e tërbuar fare atë. Pasioni për ushqimet yndyrore dhe alkoolin, megjithatë, mund t’i kushtonte shtrenjtë udhëheqësit të Koresë së Veriut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura