E ofendoi konkurrenten për shkak të moshës, reagon Dojna Mema pas kritikave se qëndroi indiferente ndaj deklaratës së Albi Nakos: Pozicioni im…

Jan 25, 2021 | 9:59
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme, në programin “Just Dance”, konkurroi një 40-vjeçare shumë energjike, por performanca e saj duket se nuk i pëlqeu njërit anëtar të jurisë, Albi Nakos.

dojna mema, albi nako, aleks seitaj (8)

Nisur nga kjo, Albi i tha konkurrentes se do të ishte më mirë për të që të martohej e të bënte fëmijë.

Komplimente, por unë mendoj se të garosh me këta të rinj , pa përjashtuar gjithë energjinë tënde, mendoj që je në një moshë… më mirë martohu dhe bëj fëmijë se sa të vazhdosh”, u shpreh Nako.

dojna mema, albi nako, aleks seitaj (7)

Ky koment nuk është pritur aspak mirë nga publiku, i cili i është kthyer kundër koreografit. Shumica prej tyre shkruanin se ai nuk ka asnjë të drejtë të ofendojë një person për shkak të moshës.

dojna mema, albi nako, aleks seitaj (3)

Dojna Mema u kritikua se qëndroi indiferente ndaj kësaj çështjeje. Prandaj, ajo ka reaguar nëpërmjet një statusi, ku thekson se ka një pozicion delikat në spektaklin që drejton, pasi i duhet të mbajë qëndrim asnjanës.

dojna mema (2)

Quhem Dojna Mema dhe jetoj në një vend ku s’është e thjesht të jesh NJERI. Punoj në televizion dhe kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime.

Jam penduar pak, sepse është e vështirë të kesh një pozicion publik në një vend « jo-normal ». Një ditë të shajnë me « libër shpie » pse jep opinionin tënd (sepse s’je ti për të dhënë mend) dhe ditën tjetër të shajnë prapë pse nuk e dhe.

dojna mema (1)

Kam mbajtur gjithmonë qëndrime të forta mbi seksizmin, në vendin e kohën e duhur! Ama kjo nuk mjafton, sepse nëse zgjedh të qëndrosh neutrale një herë, ke qenë fallco gjithmonë.

dojna mema (2)

Prezantoj një talent-show kërcimi me një juri dhe pozicioni im është shumë delikat, por gjithmonë asnjanës. Jam sulmuar sërish, me po të njëjtën dhunë verbale, por kam arritur në një pikë që për fat të keq vinka me moshën, kur ti kupton se je bijë e një populli që e stimulon vetëm ndjenja e shëmtuar e urrejtes.

dojna mema vlashent sata (3)

Quhem Dojna Mema dhe jashtë një spektakli ku kam një pozicion asnjanës, mendoj se çdo formë seksizmi duhet të marrë përgjigjen që meriton!”, shkruan Dojna.

dojna mema, albi nako, aleks seitaj (5)

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe aktori i humorit Aleks Seitaj, i cili në një status në Instastory-n e tij, shkruante:

dojna mema, albi nako, aleks seitaj (2)

Duke shprehur gjithmonë mendimin tim personal. Marr shkas nga x program televiziv.

Mosha nuk ka të bëjë fare me mundësinë për të ëndërruar, kërcyer, kënduar apo perfromuar.

Fakti që je grua nuk do të thotë që duhet të mbyllesh në shtëpi, të gjesh burrë dhe të lash tapetet.

Dhe nuk ka asnjë aktor, këngëtarë, balerinë, superstar apo lesh me qime, që të të tregojë se si ti duhet ta jetosh jetën, se si duhet të ëndërrosh. Mundësisht edhe 100 vjeç, ndiq ëndrrën tënde.

dojna mema, albi nako, aleks seitaj (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura