E njohu në facebook, bën seks me 13 vjeçaren në Lushnje

Sep 1, 2015 | 10:52
SHPËRNDAJE

Policia e Lushnjes ka arrestuar sot Kejdi Celën 39 vjeç me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Policia e Lushnjes
Policia e Lushnjes

Në njoftimin e uniformave blu thuhet se Çela ishte njohur me 13 vjeçaren me inicialet E.F në facebook dhe 5 ditë më parë kishin bërë seks.

“Më datën 31.08.2015,ka ardhur në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasja e mitur: E.F, 13 vjeçe, e cila në prani të psikologes ka shpjeguar se para rreth 4-5 ditëve ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin e mësipërm  me të cilin ishte njohur në facebook, fakt ky i pranuar nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Lushnje për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur “ parashikuar nga Neni 100/1 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura