“E njoh prej emrit”/ Luizi në lot pas vrasjes së rojës së TCH: Ngushëllime familjes! Në fund të rrugëtimit tim, do kontribuoj me një pjesë të asaj që do marr

Mar 28, 2023 | 21:28
SHPËRNDAJE

Këngëtari Luiz Ejlli ka shpërthyer në lot kur ka mësuar për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë roja i sigurisë të Top Channel, Pal Kola.

luizi

Ai u shpreh se e ka njohur rojen prej emrit, teksa i shprehu ngushëllime familjes të të ndjerit.

Luizi tha se pasi të përfundojë rrugëtimin në Big Brother Vip, ai do të kontribuojë tek familja e Pal Kolës nga ajo që do të fitojë.

Luizi: E kam njohur prej emrit rojen, më vjen shumë keq. Në këto momente që po flasim, kjo shtëpi dhe kjo media është më e sigurt se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër. Kur goditet fjala e lirë, duket sikur… Nuk kam emër t’i vendosë këtij akti terrorist. Mendoj se të gjithë bashkë ne mund t’ia dalim. Ju jeni forca jonë pasi jeni në lëvizje aty jashtë. Kemi njëri-tjetrin dhe pavarësisht debateve dhe garave, janë zero përpara kësaj. I them familjes të të ndjerit se në fund të këtij rrugëtimi tim do i jap një pjesë të konsiderueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura