“E nisëm me probleme”, batuta e kryeprokurorit të ri gjatë prezantimit: Tani hyjmë në një fazë të re, kriza pas tërmetit kërkon…

Dec 6, 2019 | 9:44
SHPËRNDAJE

prezantimi-kryeprokurorit

Kryeprokurori i ri i Pergjithshem Olsian Cela u prezantua sot ne Prokurorine e Pergjithshme dhe mori detyren nga paraardhesja ne kete institicion Arta Marku e cila ka qene edhe shoqe e tij e klases, fakt qe e beri te ditur ne fjalen e saj te fundit si kryeprokurore, Marku.

“Ishte një surprizë e bukur se ndoshta është hera e parë që ndodh kalimi nga një prokuror në një tjetër”, tha Çela.

Teksa kishte probleme me mikrofonin dhe mediat i thane se nuk degjohej, kryeprokurori i ri beri edhe nje batute ku tha: “e flluam me probleme”.

Me tej ai premtoi se e ardhmja do jete me e mire teksa tha se tani duhet nje angazhim ndryshe per punen ne prokurori pasi ajo ka pesuar ndryshimet me te medha me reformen ne drejtesi.

“E vlerësoj se sot është më e rëndëishsme se kurrë më parë transparenca që duhet të sigurojmë ndaj medias e publkut si mënyra më e mirë për të rritur besimin e institucioneve tek puna e prokurorise. E falënderoj kryeprokuroren Arta Marku për punën e bërë gjatë këtyre 2 viteve e vlerësoj se e ka bërë në një fazë mjaft të vëshitrë, tranzicioni ku vendi është përballur me probleme të mëdha e delikate. Besoj se ka bërë më të mirën e mundshme në këto kushte.

Tani hyjmë në një fazë të re, ka një konceptim tëresor të shtetit të së drejtës, institucioneve kushtetuese ku prokuroria ka pësuar edher ndryshimet më rrënjësore dhe kërkon një angazhim e konceptim të ri për mënyrën si ky organ do funksionojë. Janë mundësitë dhe mbështetja e kapacitetet për ti dhënë vendit një të ardhme më të mirë, që Shqipëria të bëhet pjesë e famijljes së madhe evropiane ku rezultatet e punës sonë kanë në rëndësi të jashtazakonshme.

Sot ne ndodhemi në një fazë të vështirë, vendi po përballet me një krizë për shkak të ngjarjeve të fundit të muajit nëntor. Përgjigja që prokuroria duhet të japë në rastin konkret duhet të jetë, spikasë në raport me atë që po bëjnë institucionet e tjera, pasi njerëzit kërkojnë drejtësi, dhe gjërat të bëhen konkrete. Është një rast që jemi në lartësinë e asaj që pret vendi dhe njerëzit presin. Do të gjejmë të gjithë mekanizmat për të arritur atë që populli pret në raport me prokurorinë. Cdo gjë nuk shkon, vaj ndryshimet gjithmonë janë pozitive. Vendi është në rrugën e duhur dhe e ardhmja do të jetë më e mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura