E mundi Bajerni, Çelsi përgatit eksodin. Ja lista e lojtarëve që mund të largohen

Feb 28, 2020 | 12:39
SHPËRNDAJE

Humbja me Bajer nin e Mynihut të martën në mbrëmje ka shtuar shumë pikëpyetjet për trajnerin Frank Lampard, i cili mund të përdorë një dorë të hekurt në fund të sezonit për të larguar disa nga lojtarët e tij. Sipas “The Sun”, Kepa Arrizabalaga, Ros Barklei dhe Zhorzhinjo mund të jenë lojtarët në listën e largimeve të trajnerit anglez. 

Celsi

Blutë u poshtëruan në shtëpinë e tyre në ndeshjen e parë për 1/8-at e Champions-it, duke pësuar 3 gola nga kampionët e Gjermanisë që tani janë me një këmbë në çerekfinale. Një rezultat që mund të kishte qenë edhe më i thellë nëse do t’i referoheshim paraqitjes së lojtarëve të Çelsit. Ndeshja tregoi se skuadra nuk është në nivelin e kërkuar dhe nuk mund të përballet me skuadrat elitare të Europës.

LISTA

Kujtojmë se klubi ka nisur të mendojë për lojtarë të tjerë dhe fakti që kanë arritur të firmosin me Hakim Zieh të Ajaksit, për sezonin e ardhshëm, tregon se drejtuesit po mendojnë t’ia ndryshojnë fytyrën skuadrës londineze. Ndërkohë, në listën e largimeve të Lampardit nuk ka shpëtuar dhe kampioni i botës me Francën, sulmuesi Olivie Zhiru, i cili në këtë sezon ka qenë një zhgënjim i madh. Ashtu si dhe në ndeshjen me gjermanët ku u la në hije nga mbrojtja bavareze.

Braziliani Uillian, spanjolli Pedro dhe belgu Batshuaji janë gjithashtu gati të mbledhin plaçkat dhe mendojnë për një skuadër tjetër. Vera e ardhshme pritet të jetë intensive në “Stamford Bridge” teksa do të projektohet Çelsi i ri.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura