E motra u arrestua pas dhunës ndaj fëmijës, moderatorja tregon si e përjetoi ngjarjen e rëndë

Jan 21, 2018 | 11:41
SHPËRNDAJE

Dajana Shabani ka qenë e ftuar në emisionin “ Një kat më lart” me Ermal Peçi, ku ndër të tjera është pyetur për ngjarjen që përfshiu motrën e saj. Ajo nuk nguroi ta quaj si një nga momentet e saj më të vështira, madje edhe si një ‘bombë’.75564-640-0-5a6461740e25f

‘Unë kam qënë me pushime, sa kisha dal nga lehonia. Ra një bomb, për 21 ditë unë nuk kam dal fare nga shtëpia pasi nuk doja të shikoja asnjeri’- tha Dajana.

E pyetur nga Ermali në lidhje me komentet online, ajo theksoi se nuk bëri asnjë reagim apo tu thoshte miqve të saj të shkruanin në favorin e saj.75562-640-0-5a6461740dcf1

‘Nuk e kam me asnjëri që nuk na ka njohur, e kam me njerëzit që na kanë njohur. Nuk i harroj njerëzit që më kanë zhytur në ditë të vështira. Unë sfidoj çdo njeri që ti ndodhi e njejta gjë e të mbaj qëndrim, unë nuk do bëj çfarë duan shqiptarët, s’do ta bëj kurrë’ – vijoi moderatorja.

LAJMI_1_BRENDA.jpg

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura