E mjekuan me ilaçin për artritin reumatoid, atleti flet nga terapia intensive. Mesazh për ata që nuk rrinë dot në shtëpi

Mar 23, 2020 | 12:54
SHPËRNDAJE

fausto

Fausto Russo është 38 vjeç, ai është një atlet italian qe perballoi terapine intensive, pasi u prek rende me koronavirus. Ka qene nje jave me aparatine frymemarrjes, pa pasur asnje mundesi levizjeje.

Pastaj në spitalin Santa Maria Goretti në Latinë një mjek propozoi që atij ti behej ilaci per artritin reumatoidDhe kështu Fausto u nënshkrua mjekimit me Tocilizumab dhe pas nja dy ditësh gjithçka ndryshoi.

«Brenda dyzet e tetë orëve u përmirësova me rreth 60 – 70%. Unë vetëm mund të falënderoj Doktor Ascierto për sjelljen e këtij medikamenti në vëmendjen e të gjitha qendrave të tjera në Itali, sepse behej fjale per te shpetuar jete. Une e kam vuajtur, sot e kam ende maskën pranë meje, por jam mirë, edhe pse jam ende pozitiv” tregon ai per mediat italiane.

Fausto nuk mund të thotë se si u infektua: “Unë nuk kam qenë në kontakt me njerëz nga Italia e Veriut ose nga zonat e kuqe, por ndoshta duke qenë trajner, duke takuar shumë njerëz, duhet ta kem marrë pa e kuptuar atë. Fakti është se kisha ethe shume te forta, dhe nuk kaluan, pastaj pata probleme te frymarrjes dhe perfundova ne spital. Atje u testova pozitiv dhe qe aty nisi lufta ime.  Vetëm të une sot jam ne gjendje te flas, eshte shume per mua”- thote ai.

Ai ka nje mesazh edhe per ata qe thyejne izolimin. “jam i befasuar se si njerezit thone se nuk mund te rrine ne shtepi, kjo eshte menyra e vetme qe te ndalojme perhapjen. Nëse do të më kishin thënë që do të më duhej të qëndroja në shtëpi për 15 ditë do ta kisha bërë me shumë qejf dhe dëshirë . Më mungon shumë gruaja dhe fëmijët dhe që t’i përqafoj përsëri brenda disa ditësh”- thote ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura