E mitura në Greqi abuzohet nga i afërmi i saj dhe persona të tjerë, mbetet shtatzënë dhe lind fëmijën e përdhunuesit. Mësuesit e saj…

Mar 23, 2023 | 12:05
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lakoni të Greqisë, ku një 13-vjeçare është abuzuar seksualisht dhe ka mbetur shtatzënë me përdhunuesin e saj.

xhgjk

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave ngjarja nisi të zbardhej kur e mitura ngriti dyshime në mbjedisin e shkollës.

Mësuesit thuhet se kuptuan se diçka nuk shkonte me 13-vjeçaren dhe në konsultim më drejtorin e shkollës, e mitura iu nënshtrua analizave të gjakut, si pjesë e një kontrolli mjekësor parandalues për të gjithë fëmijët.

Kjo bëri të mundur zbulimin e shtatzënisë së saj të avancuar.

Mjeku që kishte ndjekur çështjen ka hartuar dhe dërguar një raport të shoqëruar me rezultatet e analizave në Prokurorinë e Gytheios duke informuar për gjendjen e 13-vjeçares. Mobilizimi i autoriteteve ka qenë i menjëhershëm, ku 13-vjeçarja është larguar nga ambienti familjar dhe është transferuar në një maternitet në Athinë, pasi gjendja e saj për shkak të moshës ishte kritike.

I mituri i përket një familjeje greke me gjashtë fëmijë, ku sipas dëshmive kanë jetuar të lënë pas dore, ndërsa banorët e zonës e kanë ndihmuar familjen me gjërat e nevojshme dhe veshmbathje. Babai i familjes ndodhet në burg për një çështje droge.

Pas lindjes së vajzës 13-vjeçare, nga organet kompetente ka nisur procesi i birësimit të foshnjës, ndërkohë që pritet konkluzioni zyrtar për atësinë e foshnjës.

Vajza 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga një i afërm i saj, duke mbetur shtatzënë. Në fakt, vajza dyshohet se është abuzuar edhe pas lindjes nga një tjetër i afërm që e ka pritur në Athinë.

Megjithatë, në dëshminë e saj të parë, 13-vjeçarja ka treguar për dy të huaj, të cilët dyshohet se e kanë dhunuar, pa përmendur përdhunimet nga dy të afërmit e saj. Të dy të huajt janë arrestuar. Ata pranuan se kishin kryer marrëdhënie me 13-vjeçaren, megjithatë mohuan akuzën e përdhunimit, duke theksuar se gjithçka ishte bërë me vullnetin e saj.

Në një deklaratë që pasoi në shkurt të vitit 2023, e mitura tregonte edhe njërin nga dy të afërmit, i cili dyshohet se e ka përdhunuar dhe dyshohet se është edhe babai i fëmijës së saj. Siç bëhet e ditur, i afërmi i të miturës dyshohet se përdorte substanca për të kryer veprimet e tij të tmerrshme. Sipas informacioneve, ky person po mbahet në burg për një tjetër vepër penale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura