E merr zvarrë treni, vdes në vend shqiptari në Greqi. Pritet dëshmia e kushëririt, ishin bashkë kur…

Sep 6, 2018 | 12:48
SHPËRNDAJE

Nje shqiptar 30-vjecar ka humbur jeten tragjikisht ne Greqi, pasi u terhoq zvarre nga nje tren mallrash.treni

Mediat greke bejne me dije se shqiptari, emri i te cilit ende nuk eshte bere i ditur, dyshohet se kishte hyre ilegalisht ne Greqi, dhe po pushonte ne binaret e hekurudhes, kur papritmas u mor perpara nga nje tren mallrash.

Ngjarja ka ndodhir ne Pella te Greqise, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes.

Sipas policisë incidenti ndodhi dje në orën 14.30 dhe autoritetet lokale të policisë u njoftuan tre orë më vonë nga një qytetar që kalonte aty dhe pa trupin e pajete.

Zyrtarët e policisë po kryejnë një hetim paraprak, ndërsa dëshmia e kushëririt të tij 40 vjeçar që e shoqëronte atë pritet të hedh dritë mbi rrethanat e sakta të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura