Mbyti bashkëshorten me jastëk/ Mediat greke zbulojnë pamjet, nëna e të ndjerës përqafonte dhëndrin pa ditur se i kishte vrarë të bijën

Jun 17, 2021 | 23:13
SHPËRNDAJE

Në dëshminë rraskapitëse prej afro 8 orësh, piloti 32-vjeçar ka rrëfyer aktin e tmerrshëm të vrasjes së bashkëshortes së tij 20-vjeçare. Babis Anagnostopulos ka deklaruar se e kreu vrasjen pas një sherri të ashpër me Caroline-n.

grab

E vrava Karolinën, e mbyta me jastëk. Shkak u bënë konfliktet që kishim atë natë. Hodha fëmijën në krevat. E mbyta dhe më pas mendova grabitjen,”- mësohet të ketë thënë 32-vjeçari.

I pyetur përse kishte heshtur deri më sot duke luajtur “teatër”, ai tha se kishte frikë se fëmija i tyre i vogël do të mbetej pa kujdestar. Dyshohet se gjatë sherrit fatkeqja Caroline e kishte paralajmëruar 32-vjeçarin se do të largohej nga shtëpia dhe se do të merrte me vete fëmijën e tyre.

Nëse ndjekim kronologjinë e ngjarjeve kuptojmë se autori Babis Anagnostopulos është një vrasës gjakftohtë. Kjo pasi gjatë gjithë procesit të hetimeve ai është përpjekur të manipulojë të vërtetën. 32-vjeçari mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga familja e të ndjerës Carolinë.

Madje ai i kishte thënë vjehrrës se do ta informonte për të rejat më të fundit nëse do të zbulohej ndonjë i dyshuar.

Mediat greke kanë publikuar pamjet ku Babis shfaqet duke përqafuar të ëmën e Carolinë, e cila nuk e dinte se kishte përballë vrasësin e të bijës.

perqaf

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura