E “mbrojti” nga gjysma e Europës, tani Tare gati të rinovojë me yllin serb të Lacios

Aug 24, 2018 | 13:59
SHPËRNDAJE

Në këtë merkato Lacio i rezistoi shumë ofertave për Milinkoviç-Saviç, dhe tashmë drejtuesit kanë bërë hapa përpara për rinovimin me yllin serb. Presidenti Lotito dhe Tare, janë takuar me agjentin e Milinkoviç, dhe negociatat kanë nisur, por ende pa një marrëveshje, e cila pritet të mbyllet ndoshta që javën tjetër.

hysaj milinkovic savic

Agjenti i serbit, shëtiti nëpër Europë këtë merkato, duke mbledhur oferta për të, por asnjëra nuk i hyri “në sy” presidentit Lotito, duke refuzuar çdo shifër poshtë 120 mln eurove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura