E mbanin në makinë gati për shitje, sekuestrohet 31 kg kanabis në Mirditë. Në pranga 4 persona, 2 prej tyre babë e bir

Oct 1, 2022 | 14:39
SHPËRNDAJE

Në prangat e policisë së Mirditës kanë përfunduar 4 shtetas, 2 prej tyre babë e bir, të cilën akuzohen për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Kavaje-policia-770x450

Gjatë operacionit janë sekuestruar 31 kilogramë kanabis, 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Të arrestuarit e mbanin lëndën narkotike në automjet dhe në banesë, me qëllim shitjen e saj.

“Në vijim të operacioneve intensive për goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, 2 grupe operacionale me efektivë të Komisariatit të Policisë Mirditë, DVP-së Lezhë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar paralelisht punën dhe kanë finalizuar operacionin policor antikanabis të koduar “Mashtërkor”, si rezultat i të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

-F. Gj., 63 vjeç dhe G. Gj., 29 vjeç, babë e bir, të dy banues në fshatin Mashterkor, Mirditë;

-D. L., 23 vjeç, banues në Pukë dhe M. J., 19 vjeç, banues në Mirditë.

Në kuadër të operacionit “Mashtërkor”, njëri grup operacional, ndaloi në Rrëshen, për kontroll, shtetasit G. Gj., D. L. dhe M. J. Gjatë kontrollit, iu është gjetur në një çantë krahu dhe iu është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Njëkohësisht, grupi tjetër operacional ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të arrestuarve dhe konkretisht, në banesën e shtetasve F. Gj. dhe G. Gj. (babë e bir), janë gjetur të ndara në disa qese dhe janë sekuestruar rreth 31 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si dhe 8 palë gërshërë me mbetje lënde narkotike, të cilat dyshohet se përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike, me qëllim shitjen e saj.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura