“E mban në krahë jo si të ishte fëmija i parë”/ Orinda Huta flet për mëmësinë dhe zbulon si është Turjan Hysko si baba

Oct 11, 2021 | 10:10
SHPËRNDAJE

Moderatorja Orinda Huta i është rikthyer ekranit pak muaj pasi u bë nënë për herë të parë. Megjithatë, pyetjet më të shumta që i bëhen në rrjete sociale lidhen pikërisht me vajzën e saj, Atarën.

orinda huta (11)

Mbrëmjen e djeshme, teksa e bija po flinte gjumë, Orinda vendosi t’i kushtojë pak kohë ndjekësve të saj, duke iu shuar kuriozitetin për çdo gjë.

Meqënëse është e angazhuar me punë dhe me një fëmijë të vogël në shtëpi, një ndjekëse e pyeti: “Kush gatuan në shtëpi?”. Orinda zbuloi se pavarësisht impenjimeve është vetë ajo që përgatit ushqimin, pasi në këtë mënyrë kujdeset që çdokush të ushqehet shëndetshëm.

orinda huta (2)

Unë gatuaj në shtëpi si gjithmonë. Tashmë i bëj një natë përpara, sidomos supën. E meqë e konsumoj çdo ditë, ka raste që e gatuaj edhe për tre ditë dhe e vendos në ngrirje. Supën e kam veç për vete se Turjanit i ka ardh në majë të hundës kur unë i them ‘supë’. Po ç’të bëj, duhet për gjirin. Megjithatë, i bëj çdo herë ndryshe”, shkroi Huta.

Ndërkohë, këngëtarja u shpreh se bashkëshorti i saj, është një baba shembullor dhe i vjen shumë natyrshëm të kujdeset për Atarën, pasi nuk ka pasur eksperienca me fëmijët më parë.

orinda huta (13)

Oh, Turjan Hysko është babai më i mirë në botë… jemi me fat që e kemi. Kurrë nuk do ma merrte mendja që do ishte kaq shumë i përkushtuar. Ja t’i themi dhe një sekret… Në orën 1:30 të mëngjesit, Atarën e ushqen Turjani, pasi unë i kam dhënë 10 minuta gji. Por mund të flej lehtësisht dhe të kujdeset ai. Nëse të gjitha gocat do thonin ‘ia lej pa problem mamit’, unë ia lej pa problem Turjanit”,- tha Orinda.

Një tjetër detaj që ndjekësve nuk i ka shpëtuar është mënyra se si moderatorja e mban në krahë të bijën. Dikush i shkroi: “Më dukesh shumë praktike në mbajtjen e Atarës, jo si fëmija i parë domethënë”.

orinda huta (6)

Dhe Orinda zbuloi sekretin se si e mban pa frikë vajzën në krahë: “Unë kam gjashtë nipër e mbesa dhe kam qenë prezent në jetën e secilit. Për shembull te motra kam qëndruar edhe dy muaj kur Grace ishte bebe. Pra, nuk është diçka e re për mua. Megjithatë, prindërimi të bën të fortë. Turjani nuk ka mbajt asnjë bebe dhe është kaq natyral në prindërim”.

orinda huta (14) orinda huta (10) orinda huta (12) orinda huta (8) orinda huta (7) orinda huta (4) orinda huta (3) orinda huta (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura