E mashtroi të dashurën me fejesë dhe e nxori të prostituonte në Belgjikë, ekstradohet 41-vjeçari

May 25, 2015 | 18:38
SHPËRNDAJE

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar u ekstradua sot nga Zyrihu i Zvicrëz, ne Tirane. Policia e Shtetit tha se Fatos Sakolli 41-vjeç, lindur në Berat, ishte denuar nga Gjykata e Beratit me 10 vjet burg, ne vitin 2005, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. 

 

Ndërsa , Gjykata e Apelit Vlorë, me datë 30.09.2005, e ka dënuar përfundimisht me 15 vjet burg.

Ky shtetas me anë të mashtrimit për fejesë, kur kanë shkuar në Belgjikë, ka detyruar shtetasen K.K, të ushtojë prostitucion kundër vullnetit të saj.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bernën, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i tij.

Në Aeroportin e Rinasit ky person iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura