E martojnë me një nuse të shëmtuar, hidhet në liqen për t’u vetëvrarë (PAMJE TË RËNDA)

Mar 28, 2015 | 12:44
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

Një djalë kinez ka tentuar të vrasë veten pasi  e kanë detyruar të martohet me një nuse të shëmtuar.

Kjo ngjarje ka ndodhur në liqenin e Shiyan në provicën e Hubei në Kinë, ku sipas “People’s Daily Online” oficerët e policisë në Shiyan janë lajmëruar për një djalë që po lundronte në ujë.

Duke përshkruar momentin e shpëtimit të burrit, oficeri i policisë Hou Kunshan ka thënë “Pashë një burrë që pluskonte në ujë me fytyrën poshtë. Ishte pa ndjenja dhe u afrova për të kuptuar se çfarë po ndodhte me të”.

Pasi oficeri i ka shpëtuar jetën dhe ka dalë me të në breg të liqenit, ka filluar ta pyesë se përse ndodhej në këtë gjendje.

“Fillova ta pyes se çfarë i kishte ndodhur. Ai mu përgjigj se familja donte ta martonte me një vajzë e cila ishte e shëmtuar. Për t’i shpëtuar këtij ‘ndëshkimi’ ai kishte tentuar të vriste veten”-ka përfunduar Kunshan.

Tashmë, burri i cili nuk është identifikuar me emër ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe duke e marrë veten nga ky shokim.  

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura