E-maili privat? Clinton mbrohet: Nuk lejoj që kjo të më shkatërrojë fushatën

May 27, 2016 | 9:15
SHPËRNDAJE

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka mbrojtur përdorimin e emailit të saj privat për korrespondencë zyrtare gjatë kohës qe ishte sekretare amerikane e shtetit. Ajo këmbënguli dhe tha se veprimet e saj nuk ishin të ndryshme nga ata të parardhësve të saj.

klinton

Clinton, që është favorite për ta fituar nominimin demokrat për zgjedhje presidenciale, i tha rrjetit CNN se ajo nuk do të lejoje që kjo çështje ta shkatërroj fushatën e saj.

Një audit i Departamentit amerikan të shtetit e ka fajësuar Hillary Clintonin për shfrytëzim të emailit privat, kur ishte sekretare amerikane e shtetit, duke thënë se kjo praktikë paraqet rrezik të sigurisë dhe nuk është në harmoni me rregullat e shërbimit.

Zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit amerikan të shtetit në një raport që ka rrjedhur, ka gjetur se Clinton nuk ka kërkuar leje për aranzhimin e pazakonshëm të emailit, që me gjasë do të refuzohej nëse ajo do të kishte kërkuar një gjë të tillë. REl

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura