“E llahtarshme”- Gjergj Leka për këngëtarët: Promovohen nga buzëkuqi dhe jo talenti i tyre

Oct 27, 2020 | 13:48
SHPËRNDAJE

Kompozitori i njohur Gjergj Leka është shprehur se në ditët e sotme më shumë rëndësi i kushtohet bukurisë së artistit sesa këngëve.

Duke e konsideruar fenomenin si të “llahtarshëm”, Gjergj Leka tha se fillimisht tek këngëtarët shikohet pamja e jashtme, ndërsa muzika dhe profesionalizimi vijnë të fundit.

Kompozitori tregoi se pasi artistët reklamohen për bukurinë e tyre, zgjidhet modeli që ata do kopjojnë.

“Sot më shumë shihet bukuria, në të gjitha kuptimet. Profesionalizmi jonë është i fundit fare, domethënë sot një regjisor, një regjisore ose një producent i një spektakli fillon më parë të shikon nga bukuria, nga veshja dhe çfarë këpucë do veshi.

Vjen kompozitori thotë provojmë këngën dhe regjisori i thotë jo jo se më parë kemi punë të tjera, deri tek buzëkuqi që do të përdori, modeli i flokëve, ta lancojmë njëherë si figurë nëpër revista, paguhen revistat dhe gazetarët dhe pastaj vjen muzika.

Dhe, kur vjen muzika aty është më e llahtarshme akoma sepse thonë se  çfarë modeli do e bëjmë këtë artist, ta bëjmë si Rihana apo si Gjergj Leka që nuk shkon. Nuk është fenomen shqiptar, por botëror,”- u shpreh ai, i ftuar në “Dite e Re” në Rtv Ora.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura