E lë e dashura, 42-vjeçari i hyn hakmarrjes në internet, i nxjerr fotot nudo

Feb 6, 2016 | 14:29
SHPËRNDAJE

Lidhja e tyre kishte marrë fund, por burri, duket i fiksuar nga ndarja, kishte vendosur të hakmerrej ndaj ish-të dashurës.

Ai kishte krijuar profile false pornografike në rrjetin social Facebook, për të marrë hak ndaj saj përse e kishte lënë.

nudo

42-vjeçari, sipas mediave italiane, është ndaluar nga karabinierët e komunës së Teramo.

Ai tani akuzohet për keqtrajtim, lëndim dhe shpifje.

Viktimë e dhunës së tij ka rënë ish-partnerja e cila jeton gjithashtu në Teramo, me ngacmime fizike dhe psikologjike.

42-vjeçari në profilet false në emër të gruas në Facebook postonte imazhe pornografike me pamje nga momentet e saj intimite, kur kishin qenë të dashur. Tani ai është prapa hekurave, raporton “Il Messagero”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura