E larguan nga “Top Channel”, ja ku do shfaqet Adi Krasta

Nov 14, 2017 | 10:39
SHPËRNDAJE

Që pas largimit nga “Top Channel” moderatori Adi Krasta nuk ka prezantuar ndonjë projekt të ri. Megjithatë duket se shumë shpejt Krasta do të shfaqet në ekran. Bëhet fjalë për festivalin e fundvitit në RTSH, ku Adi Krastës i është besuar drejtimi i këtij formati.

Mësohet se këtë vit festivali do të jetë ndryshe nga vitet më parë, pasi shumë emra të vjetër të muzikës do të jenë pjesë e tij si Elton Deda, Manjola Nallbani, Redon Makashi, Bojken Lako, David dhe Genc Tukiqi e sidomos grupi “Akullthyesit”, një nga më të pëlqyerit e viteve ’90.adi-krasta

Sigurisht do të ketë edhe emra të rinjsh të cilët e përballojnë më së miri të kënduarin “live” si Orgesa Zaimi apo Eugent Bushpepa, shkruan Opinion. Siç edhe dihet fituesi i këtij festivali do të na përfaqësojë në “Eurovizion” dhe emri i tij do të shpallet nga 3 anëtarët e jurisë të cilët ende nuk janë zbuluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura