E kuqe e nxehtë! Rihanna e nis vitin me të brendshme seksi

Jan 3, 2020 | 14:51
SHPËRNDAJE

Rihanna e nisi vitin e ri me një fotosesion seksi për të prezantuar linjën e saj të të brendshmeve Savage X Fenty.

Këngëtarja, tani një bizneswoman, vuri në pah koleksionin e saj të të brendshme për Ditën e Shën Valentinit.

E veshur me stytjena të kuqe, në njërën prej fotografive, RiRi mban gjoksin me dorën e stolisur me bizhuteri.

Në  një foto tjetër, 31-vjeçarja pozon në një kolltuk rozë e veshur me të brendshme, geta dhe taka të kuqe.

Rihanna na prezantoi me markën e të brendshmeve Savage X Fenty në vitin 2018, një vit pasi nxori kompaninë e saj të kozmetikës, Fenty Beauty.

Përveç ndërmarrjeve të biznesit, ajo është gjithashtu e zënë duke kaluar kohë me të dashurin e saj, biznesmenin saudit Hassan Jameel, me të cilin është në një lidhje që nga viti 2017.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura