E “kryqëzuan” për foton me Eugent Bushpepën, grekët ndryshojnë mendim për këngëtaren shqiptare

May 12, 2018 | 11:07
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme është finalja e madhe e “Eurovizion Song Contest”, e cila mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në skenë do të ngjiten edhe tre këngëtarët shqiptarë, të cilët përfaqësojnë shtete të ndryshme.

Eleni-Foureira-at-the-rehearsals-of-the-first-semi-final-of-the-Eurovision-Song-contest-2018-in-Lisb

Me zërin e tij të fuqishëm do të këndojë Eugent Bushpepa këngën “Mall” e që përfaqëson Shqipërinë. Më pas do të ndezë skenën me “Fuego”, Eleni Foureira që këndon për Qipron. Dhe në fund me zërin e tij melankolik do të sjellë në skenë “Non mi avete fatto niente”, Ermal Meta që përfaqëson Italinë.

bushpepa meta eleni

Këtë vit vendi ynë është bërë pjesë e disa mediave të mëdha të huaja, falë shkrimeve që u kanë dedikuar tre artistëve shqiptarë. Por ajo që në një farë mënyre ka tërhequr më shumë vëmendjen kanë qenë komentet e shumta që janë bërë rreth fotos së Eugent Bushpepës dhe Eleni Foureira-s teksa bënin simbolin e shqiponjës me duar.

eugenti

Fotoja u bë menjëherë virale dhe u kritikua ashpër nga ekstremistët në Greqi. Por pas këtyre debateve që u bënë në rrjetet sociale, duket se klima tashmë është transformuar pro këngëtares shqiptare, e cila pati një performancë të shkëlqyer në gjysmë finalen e parë.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/e-kryqezuan-per-foton-me-eugent-bushpepen-greket-ndryshojne-mendim-per-kengetaren-shqiptare/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura