Manuel Nojer i ka thënë “po” rinovimit të kontratës me Bajernin e Mynihut. Kapiteni dhe portieri i kampionëve të Gjermanisë do të luajë në Mynih deri në qershor 2025.
Këtë e bëri të ditur dje e përditshmja “Bild” e cila zbuloi të ardhmen e 35-vjeçarit. Kontrata aktuale e Nojerit skadon më 30 qershor të 2023-shit. Gjithçka pritet të bëhet zyrtare në muajt e ardhshëm me Nojerin që me shumë mundësi do të mbyllë karrierën me skuadrën bavareze.
Edhe trajneri Julian Nagelsman u shpreh në konferencën për shtyp për rëndësinë që ka rinovimi i Nojerit për skuadrën e Bajernit edhe pse trajneri mohoi të dinte gjë për kontratën që sipas tij duhet të merren persona të tjerë.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al