E kritikuan se doli me mbathje në klip, Ermal Mamaqi ka dy fjalë për Anxhela Peristerin: Kam gjithë këto ditë që më del gjumi natën…

Sep 9, 2019 | 15:39
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë, Anxhela Persiteri, publikoi këngën e saj më të re që mban titullin “Shpirt i bukur”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

anxhelaPor duket se fansat e saj nuk janë dakord me veshjen e këngëtares që ka zgjedhur për videoklipin. Anxhela shfaqet e veshur me një fustan stil dhe të guximshëm.

Teksa shfaqet me të brendshme, ndjekësit e kanë kritikuar në postimet e saj në rrjetet sociale, e për këtë arsye Anxhela ka vendosur që të reagojë.anxhela stine

Ajo ka publikuar në “Instagram” një video të shkurtër nga xhirimet e klipit dhe krahas saj shkruan: “Për të gjithë ata që janë çuditur kaaaqqq shumëëë që në video kam dale me mbathje ja dhe një (back stage) tjetër ! Ju dua shumë”.

Sërish ndjekësit janë ndarë në dy grupe, ata që thonë është veshje skenike dhe i shkon, e të tjerë që mendojnë se duhet të jetë më serioze.anxhela ermal komentePor në sy bie komenti i Ermal Mamaqit që nuk i lë asnjëherë batutat e tij. “Shyqyr o goc… se kam gjithë kto ditë që më del gjumi natën…”, i shkruan ai, ndërsa Peristeri i përgjigjet me emoji të qeshurash.

Një tjetër koment që mori vëmendjen është edhe ai i koleges së saj, këngëtares së njohur, Çiljeta Xhilaga, e cila i shkruan që të mos e “vrasë mendjen” dhe e quan “karamele”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura