“E kotë t’i biem larg e larg, Basha po përgatitet për…”, Rama: Nëse PD është e pandashme nga SH.P.K e Monikës, s’i ndalon njeri, gjërat ndahen tek mejdani

Jul 15, 2020 | 14:03
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk mund të sillen si shumicë, pasi kështu nuk do të arrijnë kurrë ta kenë, tha kryeministri Edi Rama sot, teksa nënvizi se kryedemokrati po përgatitet për humbjen e radhës nëse mendon se në pushtet vihet me formula.

Nëse Basha mendon që në pushtet vihet me formula dhe me rrugë që nuk kalojnë nga vota e qytetarëve, nëse e mendon akoma, e ka menduar deri dje, atëherë thjesht e vetëm përgatitet për humbjen tjetër.

Nuk mendoj që në Shqipëri gjërat ndahen me formula, gjërat ndahen atje tek Mejdani, kush ka më shumë vota fiton si kudo në botë.

S’është ky problem, e nëse PD është e pandashme nga ajo që deri dje Basha e quan SH.P.K e Monikës, s’do i ndalojë kush të jenë bashkë me Ndokën, Fate Mediun, askush, shqiptarët do kenë mundësinë të shohin jo vetëm kush është grupi, por ti japin votën atij qëni pëlqen”.

Rama theksoi se nisma kushtetuese për koalicionet është dicka e mirë për vendin.

Është e kotë t’i biem larg e larg, kjo është dicka e mirë për Shqipërinë e shqiptarët e duan“.

Duke iu referuar akuzave të opozitës në Parlament, Rama tha se PS është qendra e gravitetit dhe nuk shkon me njërin apo me tjetrin.

S’më surprizon as Murrizi se unë nuk kam dalë për tu bërë me njërin ose me tjetrin, PS është më e madhja dhe udhëheq, nuk zgjedh me kë do shkojë që të gjejë një strehë, por ajo që vlen shumë është që jo, nuk funksionon kështu, o knej o anej, ne jemi në qendër dhe jemi qendra e gravitetit të politikës shqiptare, qendra e gravitetit nuk shkon andej o ketëj, mundohet të pajtojë të tjertët rreth njqëe qëllimi apo objektivi.

Ndaj është e rëndësishme që PD të pranojë realitetin, është një realiet që është sa i impouar nga vullneti i popullit, janë pakicë dreqi e mori , s’janë shumicë e sa më shumë sillen si shumicë as më pak shance kanë të bëhen shumicë.

Se pakica duhet të mbrohet me gjithë dinjitetin e vet por jo ti imponohet shumicës me dogma e me dokrra.

Nuk e kanë shokun në Evropë, për të gjetur shokë në Evropë duhet të dshkojnë në vitin 1922 rasti i parë e i fundit kur një opozitë braktisi parlamenti e pas kësaj u shkri fare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura