E konfirmon UEFA, rregull i ri për prekjet me dorë në Europian. Goli nuk anulohet nëse…

Jun 6, 2021 | 15:47
SHPËRNDAJE

UEFA ka konfirmuar së fundmi një ndryshim për sa i përket rregullave të arbitrimit, për Europianin.

skysports-var-referee_5300812

Në ndryshimin e fundit, thuhet se golat nuk do të anulohen nëse lojtari e ka prekur topin me dorë aksidentalisht gjatë aksionit. Shpesh golat janë anuluar, në rast se gjatë aksionit kishte pasur ndonjë prekje me dorë.

Në rregullin e ri, goli do të anulohet vetëm në rast se lojtari e ka prekur topin me dorë qëllimisht, në të kundërt nëse topi e prek në dorë aksidentalisht, atëherë goli quhet i rregullt.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura