E konfirmojnë meterologët: Ja zonat ku priten reshje bore nesër

Oct 21, 2018 | 14:37
SHPËRNDAJE

Dita e nesërme parashikohet të jetë me rënie temperaturash dhe reshje shiu. Ndërkohë, në veri të vendit, mbi 1.500 m, priten reshje të pakta dëbore.

44498926_1193724364114741_74774160852647936_n

RESHJET

Sipas IGJEUM: Sot pasdite priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet. Nesër  reshjet priten të intensifikohen dhe do të arrijnë deri mesatare në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Durrës, Fier dhe Gjirokastër do të arrijnë lokalisht mesatare. Në veri të vendit, mbi 1500 m priten reshje të pakta dëbore.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 14/22°C;

Në vendet e ulëta: 13/22°C;

Në vendet malore: 6/14°C.

ERA

Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë gjatë pasditeve.

44464972_1193724380781406_1610790362962460672_n

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite dhe nesër, të gjithë qarqet pritet të mbeten në nivelin “I MODERUAR” të rrezikut për zjarre, me përjashtim të qarkut të Kukësit, ku rreziku pritet të jetë “I ULËT”. Qarqet Lezhë, Durrës dhe Elbasan pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë të vendit. Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së sotme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura