E kishte Interi, tashmë Milani gjendet shumë pranë firmës me mesfushorin uruguaian

Aug 15, 2018 | 11:32
SHPËRNDAJE

Milani zyrtarizoi ditën e djeshme Bakajokon nga Çelsi, ndërsa sot pritet edhe firma me talentin e Vijarealit, Samu Kastijeho, por mediat në Itali flasin edhe për një tjetër transferim të minutës së fundit.

diego laksalt

Bëhet fjalë për Diego Laksalt, 25-vjeçari i cili aktivizohet tek Xhenoa, dhe vlerësohet në shifrën e 18 milionë eurove. Klubet kanë rëndë dakord dhe për formulën e transferimit, ku Milani do të paguajë 14 milionë euro menjëherë e 4 të tjera në formë bonusesh. Për lojtarin e majtë uruguaian, bëhet fjalë për një rikthim në Milano, pas eksperiencës me Interit në sezonet 2013-2016.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura