E kishte bërë shpesh, gënjente kur e thërrisnin për dëshmi. Kapet fieraku, para gjashtë ditësh ndaj tij…

Oct 26, 2019 | 12:15
SHPËRNDAJE

C6ECC536-8315-44DF-A77D-BEF9C47B27F0-640x384

Dy persona të tjerë që ishin në kërkim ranë në prangat e policisë së Fierit, e cila jep detaje nga aksioni. Njërit prej tyre i eshte caktuar vetem 6 dite me pare me vendim ne gjykaten e shkalles se pare arrest me burg.

“Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për “Kallzim të rremë” dhe “Dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasit F.K, 51 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 20.10.2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kallzim i rremë”.

Ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka bërë kallzim të rremë përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

I ndaluari tjetër është shtetasi me inicialet B.Gj., 57 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me Vendimin e datës 11.01.2019, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura