“E kishim idhull, sa bukur dilte…”- Zef Deda flet për Gëzim Krujën: Ikja e tij na pikëlloi

Apr 5, 2020 | 17:26
SHPËRNDAJE

gzim-kruja-zef-deda-770x437-1-750x375Aktori i humorit Zef Deda në një lidhje telefonike me News 24, kujton kolegun e tij, artistin e madh shkodran Gëzim Krujën që u nda këtë të diel nga jeta.

Deda tha se e ka pasur idhull dhe se humbja e tij nuk është një humbje veç për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë, është një humbje e jashtëzakonshme.

“Kjo që po kalojmë është një situatë tepër e vështirë në të gjithë botë, po ashtu i vështirë dhe i zorshëm ishte edhe lajmi për ikjen e Gëzim Krujës, na pikëlloi. E kemi pas ne më të rinjtë idhull, sa bukur dilte në skenë, sa interpretonte, njerëzit në tan Shkodrën e tan Shqipninë qeshnin me të. Ai ishte artist i madh. Kishte sjellje të jashtëzakonshme me kolegët dhe ne thoshim po deshe me dal lirshëm në skenë dil me Gëzim Krujën, kishte aftësi të improvizonte çdo gjë”, thotë Zef Deda.

Ai kujton edhe një moment të bukur me Krujën në recitalin e tij.

“Ai më mrekulloi, më surprizoi, më solli një tufë lule. Ngushëlloj Shkodrën, kolegët dhe familjen e tij për humbjen e madhe”,- vijoi Deda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura