E kërkuan me ngulm Interi dhe Juventusi, PSG-ja zyrtarizon të ardhmen e lojtarit

Jun 29, 2020 | 19:49
SHPËRNDAJE

Sikundër e kishte paralajmëruar “France Football”, rinovimi i kontratës së Lajvin Kurzavës, 27 është zyrtarizuar pak çaste më parë nga ana e PSG-së.kurzua

Anësori i majtë, të cilit i përfundonte kontrata më 30 qershor, ka zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2024, duke përfituar dhe një rritje të pagës.

Kjo lëvizje është një befasi e madhe, raportojnë mediat franceze, pasi lojtari i mbërritur në Paris në vitin 2015, kishte njoftuar largimin prej disa muajsh. Gjithashtu ai ishte nën shënjestrën e Interit dhe Juventusit, që dëshironin ta merrnin në ekipet e tyre, por tashmë e ardhmja e tij do të jetë në Paris.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura