E kërkojnë shumë klube të mëdha, menaxheri i Halandit “zgjedh” destinacionin e ardhshëm të norvegjezit?

Mar 5, 2020 | 10:54
SHPËRNDAJE

Menaxheri dhe njëkohësisht i ati sulmuesit të spikatur Erling Haland, Alf-Inxh Haland gjykon se të birit 19-vjeçar do t’i bënte shumë punë transferimi në kampionatin spanjoll.

haland

Në një prononcim për median e njohur spanjolle të futbollit “AS”, ish-futbollisti i Mançester Sitit dhe Totenhemit vlerësoi maksimalisht kampionatin spanjoll dhe se do të dëshironte që i biri, sulmues i Borusia Dortmundit të luante një ditë në La Liga.

“Kemi qenë të lidhur nga më shumë se 100 ekipe, por është e vërtetë që Spanja është një kampionat shumë i mirë për tim bir, sepse ka ekipe të mëdha. Nuk mund ta dini kurrë nëse do të luani një ditë në Spanjë apo jo. Ajo që është për të ndodhur do të ndodhtë”, deklaroi Alf Haland.

Kaq ka mjaftuar për të ndezur thashethemet se 19-vjeçari mund të planifikojë një kalim në të ardhmen te Real Madridi, një prej skuadrave më të interesuara për talentin norvegjez.

Carriço_Real_Madrid

Që nga transferimi te Borusia Dortmundi në muajin janar, Haland ka shënuar 12 gola në 9 ndeshje duke u renditur jo vetëm ndër sulmuesit më cilësorë në Europë, por dhe si njëri prej yjeve të ardhshëm të futbollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura