E kërkoi Skënderbeu, mesfushori në “orbitën” e Tiranës

Jan 13, 2019 | 10:18
SHPËRNDAJE

Xhevdet Gela mund të jetë një opsion për Tiranën. Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, thuhet se menaxherët e lojtarit, nëse nuk mbyllin marrëveshjen me Skënderbeun, mund t’ia afrojnë (në mos e kanë bërë), Gelën ekipit bardheblu, i cili kërkon alternativa për mesfushën. Shqiptari me pasaportë finlandeze, Xhevdet Gela, është profili i futbollistit, që aq shumë kërkohet nga Tirana.

xhevdet-gela-084cab47-2d50-4f82-9590-c410d8086da-resize-750

29-vjeçari luan si mesfushor qendre. Shtatlarti nga Kosova luan në Finlandë me skuadrën e Lahtit. Këtë sezon futbollistik është aktivizuar në 14 ndeshje, por nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.

Në karrierën e tij si futbollist profesionist, Gela ka luajtur gjithmonë në kampionatin finlandez me përjashtim të një aventure të shkurtër në Poloni. Në total, në karrierën e tij ka shënuar 23 gola. Nga ana tjetër, Skënderbeu i ka ofruar 3 mijë euro rrogë, por lojtari nuk ka dhënë shenja aprovimi. Gjithsesi, ditët në vazhdim do të zbulojnë nëse Gela është në orbitën e Tiranës dhe mund të vishet bardheblu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura