E keni tepruar me ushqimin në darkë? Ja ç’të hani të nesërmen…

Dec 1, 2014 | 14:47
SHPËRNDAJE

Na ka ndodhur të gjithëve më shumë se një herë të mos vëmë kufij në ushqim gjatë një darke që na pëlqen e për këtë vështirësojmë tretjen, gjumin, rehatin. Por e nesërmja mund ta ndihmojë gabimin e një nate më parë. Niseni ditën me një banane. Është frut lehtësisht i tretshëm dhe nuk do ta sforcojë stomakun tuaj më shumë nga ç’kanë bërë ushqimet e një nate më parë. Përveç kësaj, potasiumi i bananes ndihmon sistemin tretës. Nëse keni ndërmend të konsumoni një lëng frutash, zgjidhni portokallin e shtrydhur. Acidet natyrale të portokallit mund të jenë rregullator i mirë, veçse pijeni përpara se të ushqeheni. Nuk duhet konsumuar ndërsa merrni karbohidrate. Erëzat duket sikur janë rënduese, por në këto raste mund të përdoren, por pa tepri. Kumini, për shembull, mund ta ndihmojë trupin tuaj për tretje më të mirë. Ajo që duhet të lini mënjanë, është kripa. Dhe kur i referohemi kripës, nuk e kemi fjalën të lini gjellën pa kripë e të shkoni të hani bajame të pjekura me kripë apo kokoshka, jo, janë ushqimet që nuk ju duhen pas një darke të rënduar.

Konsumi i qiqrave mund t’ju ndihmojë të lini cigaren
Ndërsa çmimi i cigareve vazhdon të rritet gjithandej nëpër botë, shkenca po bën kërkime të vazhdueshme për të ndihmuar njerëzit në lënin e tij. Mund të duken të pabesueshme, por që gjithsesi janë konkluzione që nuk kushtojnë asgjë për t’i provuar, përkundrazi. Kërkimet e fundit po thonë se humusi, kjo recetë arabike me bazë qiqrash, ndihmon në lënien e cigares. Më poshtë ju kemi dhënë recetën, fundja kjo, e vërtetë ose jo, mund të shërbejë si shtysë për ta provuar. Është fare e thjeshtë dhe mund të shoqërojë shumë mirë një pjatë mishi ose të konsumohet vetëm me një pite apo bukën tuaj të pëlqyer.

Humus qiqrash
Përbërësit:
Qiqra 300 gr
Spec djegës aq sa preferoni
Majdanoz 1 tufë
Vaj ulliri 5 lugë
Limon të shtrydhur me
Hudhër 2 thelpinj

Përgatitja:
Receta origjinale përgatitet me qiqra që zihen vetë, prandaj edhe vendosen një natë më parë në ujë. Por, për të fituar kohë dhe për të kursyer energji, mund të përdorni qiqrat konservë. Përgatitja e humusit nis në një tigan me 2 lugë vaj ulliri dhe hudhrën e grirë. Pasi hudhra të ketë lëshuar aromë, shtoni qiqrat dhe rregulloni shijen me kripë. Në fund hidheni masën në grirës dhe shtoni lëngun e limonit me vajin tjetër të ullirit. Grijini deri sa masa të bëhet kremoze. Shërbeni duke shtuar në fund majdanozin dhe specin e kuq djegës, të cilin, nëse doni, mund ta skuqni më parë në pak gjalpë e t’ia shtoni humusit.

Nga Dhurata Thanasi (luga e argjendtë)
Gatin filetoje peshku Persik me pesto gjethesh
Përbërësit për 4 persona:
600 gr fileto peshku Persik  pa hala
(mund të përdorni edhe fileto merluci ose koceje)

Për gratinimin (pluhurosjen)
100 gr bukë e thekur
1 thelb hudhër
3 kokrra arra të qëruara
½ lugë kafeje kripë të trashë
1/2lugë kafeje fara finoku të sapo pjekura
1 lugë kafeje rigon i thatë

Për peston e gjetheve dhe kërcejve të rrepave të kuq
200 gr gjethe dhe kërcej rrepash të kuq
1 lugë kafeje kripë të trashë
1 thelb hudhër
1 lugë gjelle vaj i ulliri
1 lugë çahi stika pishe
Letër furre

Përgatitja:
Përpara se të përgatisim në furrë filetot e peshkut Persik, duhet të bëjmë gati bukën e grirë peksimadhe me erëzat përkatëse. Në një grirës hidhni bukën peksimadhe, farat e finokut, arrat e qëruara, thelpinjtë e hudhrës, rigonin dhe pak kripë. Grijini mirë deri sa të jetë bërë çdo gjë pluhur. Lyeni me të vetëm anën e brendshme të peshkut dhe vendoseni mbi letrën e kuzhinës të lyer me vaj ulliri, nga ana e lëkurës.
Mbulojeni me letër kuzhine si një zarf duke “i qepur” anët me kunja kuzhine. Futeni në furrë të nxehur dhe piqeni për 20-30 minuta në temperaturën 200 gradë. Servireni me një salcë anash ose sallatë. Salca shoqëruese: të gjithë përbërësit e salcës futen në një grirës dhe grihen deri sa të përftohet një krem, i cili shoqëron shumë shëndetshëm peshkun.

[email protected]
Dërgoni recetat tuaja!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura