VIDEO/ “E kemi çadrën në rrugë, një makinë me ardh të futet brenda”, gruaja i qan hallin, Rama: Për momentin nuk kemi ça bëjmë …

Dec 24, 2019 | 20:46
SHPËRNDAJE

Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama ishte në Ishëm, të Durrësit për të vizituar banorët e prekur nga tërmeti dhe të sistemuar në çadra.

rama gruaja

Rama vizitoi disa çadra turke, të cilat ishin të pajisura edhe me sobë drush dhe të ndara në dy pjesë, një për gjumin dhe një paradhomë.

Ndër të tjerë Rama u takua edhe me një banore, e cila i qau hallin që çadra e saj ishte vënë në rrugë dhe nëse një makinë do kalonte aty, i futej brenda.

Rama iu kundërpërgjigj se për momentin aty do rrinin se nuk kishin zgjidhje tjetër, deri në ndërtimin e shtëpisë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ça bëhet?

Banorja: Ja në çadra.

Rama: Po më mirë apo jo?

Banorja: Shumë mirë.

Rama: Shumë mirë? Domethënë mirë, se shumë mirë është shtëpia. Po shtëpinë këtu e keni? Afër?

Banorja: Te pallati që është shpallur i pabanueshëm.

Rama: Është i dëmtur, duhet prish?

Banorja: Kështu thuhet.

Rama: Duhet pak durim, do ta bëjmë.

Banorja: Po ne kemi hall, se nuk kemi ku me shku.

Rama: Tashti te çadra derisa të bëjëm shtëpinë. Shtëpinë do ta bëjëm të re.

Banorja: Po ja, po e kemi çadrën në mes të rrugës. Jetohet? Të vjen ndonjë makinë me të ardh të futet brenda. 

Rama: Për momentin këtë do bëjmë se s’kemi, se nuk është se është nga qejfi kjo është nga halli.

Banorja: E dimë që s’ke ça bën as ti se këto janë gjëra të natyrës. Nuk kam ça bëj dhe do ta bëj deri ën fund. Mos u mërzit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura