“E ke mendjen të rrjepësh popullin”, Rama i kthehet komentuesit: Mos shkruaj si i dehur, por…

Oct 9, 2017 | 11:46
SHPËRNDAJE

Prezantimi i platformës online për shqiptarët që kanë probleme, apo cdo lloj ankese lidhur me zyrtarët dhe sjelljen në institucione u pasua me komente të shumta nga ndjekësit e kryeministrit Rama në faqen e tij në FB.

rama-edi

“Duke “futur mik” direkt qeverinë, ju mund dëgjoheni për një shqetësim a të zgiidhni një problem dhe të kontribuoni për ta bërë më të mirë këtë vend, duke luftuar së bashku padrejtësitë në zyrat e shtetit”- shkruante Rama ne postimin e bere mengjesin e sotem.

Por, mes atyre qe e urojne per punen dhe nismen e fundit ka shume skeptike, qe kane shqetesim se ajo nuk do te funksionoje.

Komentuesi: O zoti KryeMinister, po shqiptaret akoma sdin mir shkrim e kendim ti thu interneti, po hape njeher internetin ne cdo shkoll dhe ne cdo fshat te Shqiperis pastaj na fol per Internetin apo ti flet vetem per tiranen e qytetet e medha se nje kusheriri im ne fshat se di cesht interneti si do ja bejm me te, do dalesh bllof me kete skem qe ke zgjedh, neqoft se do ishim Zvicra po do isha dakort se ajo e ka shtrir internetin cdo meter ne territorin e saj

Rama: Mani, e para ka plot e plot njerez qe e kane aksesin ne internet dhe e dyta ne cdo njesi administrative dhe cdo shkolle do te vendoset aksesi ne nje pike interneti, per kedo! Keshtu qe me mire te punojme se te shajme e mallkojme si thua?!

Komentuesi: Vllai mos krahaso zvicren..Italin apo shtetet e tjera me Shqiperin
Sepse korrupsioni atje eshte ne nivele alramante..atje duhet tkesh lek qe te bash fushat per kete tipin..dhe per 4 vjet te jep noj tender ty..dhe puna internetit..do ket miratu noj fond per gjith shkollat e shqiperis ai…por si gjithmon..gjysmat do e marin
Ky e ka mendjen ku te rrjep popullin e shkret me taksa..te varferit ti varferoj e te pasurit ti pasuroj

Rama: nuk e di ku jeton zotrote se e kuptoj qe nuk jeton ketu, por atje ku jeton mundohu te marresh edhe kulture qe mos flasesh e shkruash si i dehur

replikat

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura