“E ke mbyllur librin e aritmetikes që në klasë të katërt”, Kryemadhi replikon me Ramën

Nov 21, 2018 | 15:13
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama se ka dal në mbrojtje të oligarkëve të tij.

Kryemadhi e ka quajtur Ramën si “kryeministër injorant, që librin e aritmetikes e ka mbyllur që në klasën e katër fillore”.

Monika-Kryemadhi-Panorama

“Kryeministri injorant, që librin e aritmetikës e ka mbyllur në klasën e katërt fillore, është përpjekur të mbrojë okigarkët e tij të babëzitur për çmimin stratosferik për ndërtimin e Rrugës së Unazës.

Ky frikacak i pashembullt le të tregojë se në ç’vend të botës 2 km kushtojnë 40 milion euro, le të tregojë qartë projektin dhe firmat që përfitojnë nga ky palaçollëk.

Dhe së fundmi një kujtesë, meqë dijepaku përmend manualin; manual në shqipe të pastër është doracak dhe në shqipen e përditshme është doracak në xhepat e buxhetit të shtetit, të atij buxheti që gllabërohet çdo ditë nga Edi Rama dhe klientët e tij”, shkruan Kryemadhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura