E kap radari me 195 km/h, policia i vihet pas. Ç’ndodhi gjatë natës, ‘rruga si pistë avioni’ (dalin pamjet)

Oct 19, 2019 | 8:57
SHPËRNDAJE

Policia Rrugore ka vijuar aksionin ne te gjitha rruget urbane dhe interurbane te kryeqytetit, por nga kontrollet me radar dhe me drager thote se ka rezultuar se shume drejtues mjetesh dhe motomjetesh e trajtojne rrugen si piste avioni ndersa mjetin si avion, “duke u ekspozuar ndjeshem ndaj rrezikut, per tu perfshire ne aksidente rrugore, te cilat per shkak te shpejtesise, nivelit te alkoolit ne frymemarrje dhe menyres agresive ne drejtim, mund te jene edhe udhetimi i fundit per ta”, shkruhet ne faqen e Policise ne FB.

POSTIMI I PLOTE

Alkooli dhe shpejtesia pergjate fundjaves, angazhojne Policine Rrugore me patrullime dhe kontrolle te shtuara me perzgjedhje.

Nisur nga rrezikshmeria qe karakterizon kryeqytetin pergjate fundjaves, per shkak te drejtimit te mjetit pas perdorimit te alkoolit, me shpejtesi mbi normat e lejuara apo edhe ne shkelje te tjera po aq te rrezikshme per drejtuesit e mjeteve dhe te tjeret, Policia Rrugore e Tiranes ne bashkepunim me Njesine Operacionale te Sigurise se Autostradave, ka organizuar patrullime te kombinuara duke perdorur te gjitha pajisjet speciale dhe me burime njerezore te shtuara ne numer, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e procedimin e shkeljeve qe jane burim per ngjarje rrugore me pasoja per jeten dhe shendetin e perdorueseve te rruges.

Ne funksion te kontrolleve parandaluese, deri ne keto momente, jane evidentuar dhe :

• Arrestuar ne kushtet e flagrances 4 drejtues mjetesh, nga te cilet 3 per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 1 per largim nga vendi i vuajtjes se denimit.

• Jane pezulluar 23 leje drejtimi, nga te cilat 15 per shpejtesi mbi normat e lejuara dhe 8 per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit.

• Jane proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh per mosrregullim shpejtesie ne qendrat e banuara dhe gara ne shpejtesi.

• Gjate patrullimeve dhe veprimeve policore te kombinuara jane kontrolluar fizikisht per sende te paligjshme 24 automjete te ndryshme dhe 34 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura