‘E kanë parë në një hotel për herë të fundit’/ Zhduket 14-vjeçarja, babi kërkon ndihmë: Telefonata e dyshimtë me një djalë

Aug 8, 2020 | 10:55
SHPËRNDAJE

Zhduket prej tre ditësh një vajzë e mitur në Vlorë. Babai i Ergita Liços, ka bërë denoncimin në Polici dhe gjithashtu apel në media për gjetjen e saj, ndërsa tregon se për herë të fundit, ai ka mësuar se vajzën e kanë parë në një hotel në Lushnje.

Me lot në sy, babai tregon se i ka parë edhe vetë kamerat e sigurisë së hotelit në Lushnje, ku duket vajza e tij, por që prej atij momenti, nuk ka më gjurmë të saj.

Sipas babait, vajza e tij ka bërë një telefonatë të dyshimtë me një djalë që quhet Silvi.

Rreth orës 11 e gjysmë të darkës unë kam shkuar për të marrë nusen nga puna. Djali kishte qenë poshtë te bar “Milano”. Kishte parë çupën dhe i kishte thënë ik me vrap në shtëpi. Ajo kishte shkuar 5 sekonda në shtëpi dhe kishte dalë.

Për momentin nuk di asgjë. Unë jam i çorientuar. Ka ikur para tre ditësh. Policia ka shpërndarë fotot por nuk kam asnjë të re.

Deri në Lushnje unë e kam gjetur që ka qenë pranë një hoteli. Më tutje nuk dihet. Argita Liço, 14 vjeç. Kush ka informacion të kontaktojë në numrin 2020843. Nuk kemi pasur asnjë problem në familje.

Është hera e parë që më ndodh. Mbesa ime që ndodhet në Greqi, ajo m’i ka dhënë informacionet. Kur ka ikur nga Vlora vajza ka marrë në telefon një djalë nga Borshi që quhet Silvi. Vajza ka dalë nga ora 12 e gjysmë nga hoteli dhe nuk di më asgjë për të”, thotë babai.

Sipas të atit. Miklovan Liço, denoncimi është bërë në komisariatin e Vlorës dhe atë të Lushnjes teksa policia ka vijuar kërkimet. Nga kamerat e sigurisë ajo është parë në një hotel në Lushnje,e tani dyshohet të jetë në kryeqytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura