“E kanë kërcënuar seriozisht atë dhe të fejuarën”, flet avokati i Izet Haxhisë: Së shpejti ai…

Oct 22, 2019 | 16:03
SHPËRNDAJE

Izet Haxhia pritet që të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Avokati Idajet Beqiri ka treguar se pas incidentit të datës 9 tetor 2019 ku u përfshi Izet Haxhia, si dhe pas ndërprerjes për një javë të deklarimeve të tij, institucionet përkatëse kanë marrë një sërë masash në mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së Izet Haxhisë dhe të fejuarës së tij, Eriona Paruca.

izet-800x450

“Janë marrë masa të posaçme sigurie në Burgun 302 ndaj Izet Haxhisë. Thuajse ka ndryshuar plotësisht i gjithë regjimi i ruajtjes së tij, i kontrollit të ushqimit, i shoqërimit të tij në takimet me avokatin, me të fejuarën e tij, gjatë komunikimeve telefonike etj.”, thotë avokati Beqiri. Ai tregon se në Burgun 302, thuajse ka ndryshuar plotësisht i gjithë regjimi i ruajtjes së tij, i kontrollit të ushqimit, i shoqërimit të tij në takimet me avokatin, me të fejuarën e tij, gjatë komunikimeve telefonike, etj.

AVOKATI

“Izet Haxhia pritet të fitojë statusin e të mbrojturit të drejtësisë, ndërkohë që sot rifillojnë deponimet e tij si dëshmitar okular kundër krimeve të kryera nën nxitjen, frymëzimin dhe organizimin e Sali Berishës. Pas incidentit të rëndë të datës 9 tetor 2019 kundër Izet Haxhisë dhe fillimit të procedimit penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për këtë ngjarje, si dhe pas ndërprerjes për një javë të deklarimeve të këtij dëshmitari okular kundër Sali Berishës për krimet e kryera gjatë viteve 1991-1999, institucionet përkatëse, duke filluar nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe deri te Ministria e Drejtësisë, kanë marrë një serë masash në mbrojtjen dhe sigurinë e jetës së Izet Haxhisë dhe të fejuarës së tij, Eriona Paruca”, shprehet përmes një mesazhi avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri.

Ndërsa më tej shton se në kushtet kur veç avokatit të tij, i vetmi person që po i qëndron pranë, që plotëson nevojat e tij dhe që ndihmon Izet Haxhinë është e fejuara e tij, Eriona Paruca. Për këtë, sipas tij, janë eliminuar plotësisht incidentet e qëllimshme kundër saj në raport me takimet dhe kontaktet me Izet Haxhinë, si dhe janë marrë me seriozitetin e duhur dhe po trajtohen ligjërisht të gjitha kërcënimet e rënda, fyerjet, poshtërimet dhe kanosjet për vrasje që i janë bërë asaj prej disa individëve konkretë dhe anonimë në faqet e “Facebook”, në telefon etj.

“Unë, si përfaqësues dhe mbrojtës ligjor i Izet Haxhisë, si dhe vetë Izet Haxhiaj, i kemi kërkuar prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda që për vetë natyrën e deponimeve të Izet Haxhisë, për krimet e rënda që janë kryer dhe që po zbardhen prej tij, për subjektin kryesor, autorin e kryerjes së këtyre veprave me rrezikshmëri të lartë dhe pasoja të rënda për Shqipërinë, siç është ish-Presidenti i Republikës, Sali Berisha, për rrezikshmërinë potenciale që paraqet ai edhe aktualisht në zhdukjen e provave dhe të dëshmitarëve okularë, t’i jepet Izet Haxhisë, statusi i të mbrojturit të drejtësisë”, shprehet avokati.

“AKSIDENTI”

Burime nga Policia dhe Burgjet sqaruan pak ditë më parë për gazetën “Panorama”, se më 9 tetor, gjatë shoqërimit të Izet Haxhisë nga Prokuroria në Burgun 302, furgoni ka frenuar pasi i ka dalë para një biçikletë. Nga frenimi, sqarojnë burimet, Haxhia është përplasur dhe është plagosur në zgarën e kafazit. Këtë ngjarje, vetë Izet Haxhia dhe avokati i tij e shikojnë si tendencioze dhe jo një incident rastësor. Gjykata e Apelit Tiranë vendosi më 19 mars të pranojë kërkesën e ish-truprojës së Sali Berishës, që të dëgjohet dhe japë versionin e tij për një nga ngjarjet më të diskutuara ndër vite.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura