“E kam të vështirë t’ju konsideroj kolegë”/ Deputetja Ina Zhupa ironizon programin e qeverisë: Askush s’beson tek ato që thoni, as ju vetë! Me askënd nuk kam miqësi personale, por…

Sep 17, 2021 | 20:09
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ironizuar programin e qeverisë, duke thënë se askush nuk i beson ato që janë shkruar, madje, sipas saj as vetë socialistët.

ina zhupa

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Ina Zhupa u shpreh se reforma në arsimin e lartë ka dështuar, ndërsa tarifat janë rritur nga 15 deri ne 45%.

Ndër të tjera, Zhupa thotë shumicën prej emrave të deputetëve nga ana e mazhorancës i ka denoncuar për afera korruptive, ndaj shprehet se e ka të vështirë t’i quajë kolegë.

“Me askënd nuk kam miqësi personale, por shumë prej jush i kam denoncuar me dhjetra herë me fakte edhe prova, për afera korruptive, përfitime të paligjshme, tendera, vjedhje votash. E kam të vështirë tju konsideroj kolegë, pasi të gjithë e dimë që me një tjetër ligj zgjedhor dhe mbi të gjitha me një drejtësi më funksionale, shumë prej jush nuk do të kishin fatin dhe mundësinë për të qenë pjesë e kësaj sallë sot. Ju sot qëndroni në këtë sallë pa moral”, deklaroi Ina Zhupa.

Fjala e Ina Zhupës në Kuvend

Kur po vija në këtë sallë, po më vinin ndër mend shumë prej emrave dhe fytyrave të pakicës qeverisëse. Me askënd nuk kam miqësi personale, por shumë prej jush i kam denoncuar me dhjetra herë me fakte edhe prova, për afera korruptive, përfitime të paligjshme, tendera, vjedhje votash. E kam të vështirë tju konsideroj kolegë, pasi të gjithë e dimë që me një tjetër ligj zgjedhor dhe mbi të gjitha me një drejtësi më funksionale, shumë prej jush nuk do të kishin fatin dhe mundësinë për të qenë pjesë e kësaj sallë sot. Ju sot qëndroni në këtë sallë pa moral.

Fatkeqësisht e kam parë të keqpërdoren emrat dhe pozitat e shumë prej grave në rradhët e socialistëve. Madje edhe në të parën shfaqje publike ku Edi Rama u përbetua se do të jetë ndryshe në raport me këtë sallë dhe vendosi t’i besojë një gruaje drejtimin e Kuvendit nuk i rezistoi tundimit për t’ia marrë të gjithë vëmendjen. Me çfarë? Me atë që ai di të bëj më mirë. Me shfaqjet teatrale që sigurojnë lajmet e portaleve, titujt e gazetateve, titrat e lajmeve por që fatkeqësisht nuk zgjidhin atë për të cilën të gjithë jemi në këtë sallë, ato shqetësime dhe probleme që qytetarët që na kanë sjellë në këtë sallë kanë.

Si pedagoge kam ardhur në këtë sallë më studentët e mi, herë pas herë si vizitë studimore, edhe në fjalimet e tyre si detyra kursi kam dëgjuar më shumë të vërteta dhe realitet sesa kam dëgjuar në 8 vjet nga mazhoranca juaj. Ata janë pjesë e një rinie që fatkeqësisht është e tradhëtuara e madhe e keqqeverisjes tuaj. Të rinjtë protestuan ndaj një ministre arsimi, atë që bëri një reformë të dështuar arsimi e që sot promovohet për të bërë reformat e mëdha kushtetuese në krye të parlamentit. Cfare mesazhi i jepnin ju rinisë?

Një reformë të dështuar në arsimin e lartë, që shkatërroi studentin dhe familjet e tyre, ku merita dhe preferenca nuk vlejnë më. Tarifat janë rritur nga 15 deri ne 45% sipas degëve të ndryshme duke ju bërë barrë familjeve të varfëra shqiptare dhe shumë të rinj e kanë të pamundur të vazhdojnë studimet për shkak të pamundësisë për ti paguar. Në cdo cikël, që nga kopshti e deri tek arsimi i lartë, vit pas viti ka rënie të rregjistruarve.  Sipas UNESCO-s je një nga vendet me financimet më të ulëta për arsimin, vetëm 2.3% e GDP-së, më i ulëti në 20 vjet! 31,8% % e të rinjve që janë në moshën deri 24 vjeç dhe që kanë mbaruar arsimin e lartë dhe nuk vazhdojnë një cikël tjetër studimesh janë pa punë.

Fatmira, Irisi, Valteri, Borana, Anxhela janë vetëm disa nga studentët ekselentë që nuk arrijnë dot të gjejnë asnjë praktikë në institucionet shqiptare, edhe jo më punësim. Kanë investuar shumë për tu gjendur dyerve të institucioneve duke kërkuar një mik, duke mbajtur fotokopje cv në dorë por që nuk i lexon njeri. Po mësojnë gjermanisht, edhe po kërkojnë cdo mundësi për të ikur sa më parë nga vendi. Si ata 183 mijë të rinj që nga 2014 deri sot, janë larguar nga vendi.

Në broshurën tuaj të reklamës, që e titulloni program merrni përsipër se do ti mësoni rinisë shqiptare atdhedashurinë!!!! Pikërisht ju?!  Ju që arritet të bëni Shqipërinë të dali e para në statistikat e drogës, në statistikat e azilit, në statistikat e korrupsionit, në statistikat e keqqeverisjen. Mjafton të kujtojmë pandeminë, të rinjtë u braktisën përsëri. U lanë vetëm, pasi kishin bërë gjithcka që të siguronin një vend në Tiranë, ju i lajmëruat dy ditë para se duhet të ktheheshin në shtëpi. Nuk i dhatë në kohë bursat e tyre. I detyruan të paguanin tarifa të plota shkollimi. Nuk ju dhatë një paketë interneti, apo një tablet për ti ndihmuar me mësimin online.

Flisni për libra falas për arsimin e detyruar, në fakt është një mashtrim i madh ato janë libra borxh! Libra të përdorur, si një manual për kopje që nuk e ndihmon asnjë fëmijë që të mësoj e të bëj përpara. Prindërit që kanë më shumë merakun e tekstin sesa lehtësinë e mësimit të fëmijëve sepse nuk kanë mundësi që me ato pak para ti sigurojnë tekste të reja. Asnjë nga ju dhe nga ne në këtë sallë nuk do i jepte fëmijës së tij tekste të përdorura, tekste borxh, tekste kopje. Të njëjtin standart, ne do kërkojmë cdo ditë edhe për femijët e shqiptarëve.

Fëmijët shqiptar nuk kanë nevojë për një zyrë në kryeministri ku të rri dikush e të quhet ministre, por kanë nevojë për cerdhe, kopshte, shkolla cilësore, ku prindërit nuk cojnë me detyrim sipas një rradhe druret që i duhen sobës së klasës për ngrohje. Dilni përtej bllokut edhe kuptoni realitetin e fëmijeve shqiptar. Fëmijë që flënë vetëm me një vakt në ditë, që nuk arrijnë dot të kenë një lodër, veshjet e duhura dhe shërbimin mjekësor të nevojshëm. Prindër që bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme edhe nuk arrin dot tja dalin. Gati gjysma e qytetarëve jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë. 60.000 fëmijë shqiptar që janë larguar nga Shqipëria flasin qartë për mungesën e investimeve për ushqimin, mirë-rritjen, arsimimin, argëtimin. Flasin për një Shqipëri që nuk kujdeset dot as për fëmijët e saj!Më keq se kaq nuk mund te kesh!

Fëmijët shqiptar ju i keni nxjerr nga shtëpitë me gaz, sikur të ishin në zona lufte përball pushtetuesit. Gazin e keni përdorur edhe kundra artistëve dhe të rinjve qe mbronin trashëgiminë kulturore, pasurinë e këtij vendi:Teatrin Kombëtar. Me skena të njohura për talebanët ju bëtë krim dhe ende nuk keni marr dënimin e harruar. Por ne nuk harrojmë dhe drejtësia në këtë vend mund të vonoj por do vij dita kur do duhet të përgjigjeni. Cdo fjalë tjetër për kulturen në broshurën tuaj shuhet nga akti juaj me teatrin kombëtar.

Si deputete e Sarandës lexova në program që flisnin me entuzizëm për portet. Portet ju i keni berë te famshme në europë për fikjen e radarëve që trafikantët të kalojne drogën të pashqetësuar. Nga takimet me peshkatarët, punëtor te Sarandës dua tju bëj me dije qe nuk ka kalatë për ankorimin e anije, nuk ka shkallë për remontin e tyre, detyrohen të shkojnë ne Greqi, taksat dhe tvsh po i mbyt, qe janë të detyruar të shkojnë deri në Durrës për të kryer procedurat shtetëtore. Nëse nuk e dini shkoni në port edhe shikojeni, por shkoni ditën se natën nuk ka drita në port.

Keni rekord me rrugën Kardhiq-Delvinë, një aks qe duhet të përfundonte në vitin 2014, por falë punës tuaj të palodhur nuk ka përfunduar ende sot edhe e listoni me kismet për 2022. Turizmi në Sarandë është falë bukurisë qe i ka dhenë natyra, dhe punën e palodhur të qytetarëve, ndërkohë qe qeverisja nuk siguron dot në vitin 2021 ujë dhe drita 24 orë. Të tjerat janë luks! Vrasjet për shezsllone tregojnë më se qarti si e menaxhoni ju territorin!

Lexova e habitur ne broshurën tuaj që deklaroni se keni mbjell 20 milion pemë. Nëse llogarisni bimën e hashashit ka shumë mundësi ta keni tejkaluar shifrën. Por pa to, jam kurioze të shikoj këtë Shqipëri të programit ku secilit prej nesh 2.9 milion banor që jetojme na bien të paktën 6 pemë për secilin. Në fakt ata qe realisht mbjellin pemë e punojnë tokën, si fermerët e agrumeve në bashkinë e Konispolit nuk kanë pare asnjë subvencion nga ju, asnjë mbeshtetje, në 8 vjet dhe nuk është bërë asnjë investim infrastrukturor që ti lehtesonte në shitjen e produktit. Fermerët e agrumeve luten qe mos bjer breshër, që i shkatërron cdo produkt dhe nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti. Nderkohe për karshi nga i njëjti breshër fermerët grek janë të qete edhe ndoshta edhe të lumtur sepse e kanë të garantuar mbështetjen financiare nga shteti. Rast ishte breshëri i shtatorit 2020 që ende sot e kujtojnë me lot në sy fermerët e bashkisë Konispol.

Askush nuk beson tek ato që thoni ju. As ju vetë, aq shumë keni mashtruar gjatë fushatës sa u detyruat qe të ndryshoni drejtuesit politik qe qytetarët mos të kenë mundësi tju kerkojnë për ato qe keni premtuar.

Ne do ta keni përballë, ne nuk do ndalemi se punuari për ndryshimin qe kanë nevojë edhe që besuan shqiptarët, për tja shkurtuar ditët kësaj qeverie!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura