“E kam pikë të dobët”/ Arben Ahmetaj surprizohet nga nëna! Ja mesazhi publik për ministrin e Rindërtimit

Apr 4, 2021 | 21:22
SHPËRNDAJE

arben ahmetajMinistri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë ndryshe, ‘i zhveshur’ nga kostumi i politikanit. Në emisionin “Dola te Ola”, Ahmetaj është surprizuar nga nëna e tij, e cila thotë se e ka pikë të dobët, për shkak se ka qenë djali mes 5 vajzave.

“Unë e kam pasur pikë të dobët ngaqë ishte një çun në mes të 5 gocave dhe e shikoja në dritë të syrit. Ishte shumë i lëvizur dhe trazovaç. Kur unë shkojë në punë më thoshin që Bënin e kemi parë në lumë. Unë ika nga puna dhe shkoj aty dhe e marr, por ai prapë aty shkonte. Beni me mua ka qenë i dashur dhe çdo gjë me mua e ndante”, tha mes të tjerave nëna e Arben Ahmetajt.

Nga ana e tij, pas këtij mesazhi, Ahemtaj tha: “E paskeni sikletosur mamanë. Ka një shprehje që thotë, edhe korbi zogjtë e vegjël i quan të bukur, lë më pastaj mamatë tona.

Nëna jeton me mua. Jemi tradicional në këtë pjesë. Jeton në hapësirën e vet. Kuptohet. që kur na la babai unë nuk kam pushuar çdo ditë. Për hir të nënës unë vendosa të rri këtu”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura