“E kam pasur ëndërr”, Vidal gati të vishet kuqezi: Kontrata me Interin skadon vitin tjetër, por…

Jun 25, 2021 | 14:04
SHPËRNDAJE

Arturo Vidal ka thënë se dëshiron të luajë për Flamengon. Në një intervistë të dhënë për “Calciomercato”, mesfushori i Interit është shprehur se e ka pasur gjithmonë ëndërr të veshë fanellën e kuqezinjve brazilianë.

Arturo Vidal

“Mund t’iu them se ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaj për Flamengon. Unë kam edhe një vit kontratë me Interin, por ndoshta sezonin tjetër mund të shkoj aty. Do të ishte një ëndërr të luaja aty, uria ime në futboll mbetet e njëjtë gjithmonë”, tha Vidal.

Mesfushori u bashkua me Interin në merkaton e verës vitin e kaluar dhe në sezonin e fundit i dha një ndihmë të madhe zikatëve në fitimin e kampionatit.

Panorama Sport 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura